Një burrë nga Colorado, SHBA, që kishte shkuar me familje për një vizitë në Parkun Nacional Yellowstone, është sulmuar nga një bizon.

Marketing

Burri 34-vjeç aktualisht po trajtohet në spital si pasojë e lëndimeve të marra nga bizoni në park, derisa po tentonte ta shpëtonte djalin nga kjo kafshë gjigante që i ishte vërsulur.

Incidenti ka ndodhur në afërsi të gejzerit Olf Faithfull. Burri identiteti i të cilit nuk është zbuluar, po shëtiste me familjen kur bizoni e sulmoi.

Gjatë “përleshjes” me bizonin, burri lëndoi dorën dhe u dërgua për tretman në spitalin më të afërt. Megjithatë ai arriti ta shpëtojë të birin i cili po të goditej sigurisht se edhe do të kishte pasoja shumë të rënda.

Deri më tani nuk dihet nëse ata i ishin afruar shumë bizonit i cili befasisht i sulmoi. E zyrtarët e Parkut Nacional Yellowstone po hetojnë rastin.

Nga ky park paralajmërojnë se vizitorët gjithmonë duhet të qëndrojnë larg bizonëve – të paktën 25 metra, për shkak të reagimeve të tyre të paparashikuara dhe që janë për katër herë më të shpejtë se njeriu.

Foto: Wikipedia

Marketing