Një armëpushim dhe një shans për largimin e civilëve, u njoftua të shtunën në mëngjes në qytetin port ukrainas të Mariupol, ku rreth 200,000 njerëz janë të bllokuar nën bombardimet e forta nga forcat ruse, transmeton albora.ch.

Marketing

Qyteti organizoi 50 autobusë dhe shumë njerëz udhëtuan drejt qendrës së qytetit për t’i marrë. Por pas më pak se dy orësh, ushtria ruse filloi sërish bombardimin e zonave të banuara, duke bllokuar civilët që kishin filluar arratisjen e tyre. Rusia më vonë tha se ishin forcat ukrainase që thyen armëpushimin.

Qyteti është tani në ditën e tij të pestë pa ujë, pa energji, pa kanalizime dhe ushqimi dhe uji po mbarojnë me shpejtësi.

Maxim, 27-vjeçar që kujdeset për gjyshërit e tij në apartamentin e tyre gjashtëkatësh, foli për BBC të shtunën mbrëma për të përshkruar një ditë që filloi me shpresë dhe përfundoi në dëshpërim.

“Ne u përpoqëm të arratiseshim sot, në kohën e planifikuar pa të shtëna. Dëgjuam se mund të dilnim. Sa më shpejt që munda, paketova katër çanta për mua dhe gjyshërit e mi me rroba dhe ushqime të ngrohta dhe gjithë ujin që na mbeti, dhe i paketova në makinën time./albora.ch

Lexo edhe:

Marketing