Më shumë se 11,000 trupa ruse janë vrarë që kur Moska filloi një pushtim të Ukrainës më 24 shkurt, tha të dielën shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura ukrainase, shkruan swissinfo.

Marketing

Një ditë më parë, viktimat ruse ishin në mbi 10,000. Sipas shtabit, nuk raportohet për viktima në Ukrainë, transmeton albora.ch.

Kujtojmë, se që nga 24 shkurti, ushtria ruse ka depërtuar në Ukrainë me tanke dhe avionë nga veriu, lindja dhe jugu.

Ka bombardime dhe sulme me raketa , të shoqëruara me sulme kibernetike.

Të hënën, të dy palët u takuan në kufirin Bjellorusi-Ukrainë për bisedime paqeje , por nuk u arrit asnjë marrëveshje e rëndësishme.

Më 3 mars, Cherson qyteti i parë i madh ra në duart ruse.

Ushtria ruse po rrit presionin ushtarak mbi qytetet kryesore të Ukrainës dhe po përparon drejt Kievit.

Sipas burimeve ukrainase, ka pasur sulme të dhunshme natën e 6 marsit rreth Kievit, Kharkiv dhe Mykolaiv.

Punonjësit e ndihmës e përshkruan situatën humanitare, veçanërisht në Mariupol, si “katastrofike”.

Disa stacione televizive, si ARD, BBC, CNN, SRF dhe ZDF, si dhe agjencitë, kanë pushuar së funksionuari në Rusi. Kjo pasi vendi miratoi një ligj të ri për median. /albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing