Rusia goditi dhe çaktivizoi bazën ajrore ushtarake të Ukrainës, Starokostiantyniv,  bazë kjo e armëve me precizion të lartë me rreze të gjatë, tha të dielën ministria ruse e mbrojtjes.

Marketing

“Forcat e armatosura ruse vazhdojnë të godasin infrastrukturën ushtarake të Ukrainës”, tha zëdhënësi i ministrisë ruse të mbrojtjes, Igor Konashenkov. shkruan swissinfo.

“Në mëngjesin e 6 marsit, sulmet u kryen me armë me precizion të lartë me rreze të gjatë. Baza e forcave ajrore ukrainase pranë Starokostiantyniv u çaktivizua.”

Ai tha se një sistem raketor S-300 i kontrolluar nga Ukraina ishte shkatërruar gjithashtu nga forcat raketore ruse. Gjithashtu tha se Rusia kishte rrëzuar 10 avionë dhe helikopterë ukrainas gjatë 24 orëve të fundit./albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing