Bernardo Silva është një nga objektivat që Barcelona ka në agjendën e saj për të përforcuar skuadrën përpara sezonit të ardhshëm.

Marketing

Ai ishte një nga emrat që dilte në skenë sa herë që katalunasit uleshin për të biseduar me agjentin e mirënjohur, Jorge Mendes.

Por, ardhja e tij e mundshme nuk është më shumë se një ëndërr për momentin, pasi Barcelona nuk ka para për të bërë nënshkrime dhe është në pritje të përmirësimit të situatës financiare.

Pozicioni i Manchester Cityt

Marrëveshja duket e pamundur që në fillim sepse portugezi është një lojtar që Pep Guardiola e pëlqen shumë.

Dhe do të jetë shumë e vështirë të imagjinohet largimi i Bernardos, sepse ai do të duhet të largohet me forcë pasi City nuk dëshiron ta shesë.

Sipas gazetës Marca, çmimi fillestar për të hapur diskutimet do të ishte 100 milionë euro, një shumë që klubi katalunas nuk mund ta arrijë.

Transferimi i portugezit në këto kushte duket i pamundur, por mund të ndodh vetëm nëse shitet holandezi Frenkie de Jong.

Marketing