Manchester City i është bashkuar klubeve të mëdha angleze në garën për transferimin e mbrojtësit të Napolit, Kim Min-jae.

Marketing

Ylli i Koresë së Jugut ka qenë në formë të jashtëzakonshme këtë sezon, teksa Napoli po shkon drejt titullit të Serie A.

Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që Kim të bie në radarin e klubeve të mëdha angleze si Manchester United, Liverpool dhe Tottenham Hotspur.

Megjithatë, këto tre klubeve nuk janë të vetmet nga Liga Premier pasi do të rivalizohen nga kampioni aktual, Manchster City.

Sipas mediumit The Sun, 26-vjeçari kërkohet nga trajneri i Cityt, Pep Guardiola, ndërsa talentin e tij e admirojnë edhe klubet e tjera.

Min-jae nuk është vetëm një mbrojtës fizik, por ai që është shumë i shpejtë dhe komod me topin.

Ai do t’i bashkohej një grupi të madh mbrojtës në City, i cili përfshin Ruben Dias, John Stones, Nathan Ake, Manuel Akanji dhe Aymeric Laporte.

Çmimi i qendërmbrojtësit thuhet se sillet nga 50 deri në 60 milionë euro, shifër që nuk do të ishte aspak problem për klubet angleze.

Marketing