Një i ri shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi ka tentuar që të futet me forcë në banesën e ish-të dashurës së tij italiane.

Marketing

26-vjeçari pasi ishte zënë me ish-partneren, kishte kërkuar që të përballej me të, ndërsa kur ajo nuk ia kishte hapur derën, i riu kishte nisur të hidhte vazot e luleve në tokë.

I riu u arrestua në zonën e San Donato, pasi një fqinj raportoi britmat që vinin nga banesa.

Kur mbërritën ushtarakët, gjetën të riun në godinën e banimit, i cili po godiste me grusht derën e një shtëpie sepse donte të hynte.

Pavarësisht ftesës për t’u qetësuar, ai i ka sulmuar fillimisht verbalisht, më pas fizikisht dhe për ta ndalur kanë përdorur një spraj paralizues. I riu shqiptar tashmë do të duhet të japë llogari për dëmtimin e tre karabinierëve.

Marketing