Mesfushori Nedim Bajrami ka refuzuar kalimin te skuadra e Sassuolos gjatë këtij muaji pasi synimi i tij është që t’i bashkohet një ekipi më të madh në Serie A.

Marketing

Po ashtu, mesfushori i Shqipërisë ka vendosur të mbetet tek Empoli deri në fund të sezonit dhe në verë t’i shqyrtojë ofertat për të ardhmen e tij.

Sassuolo ishte pranë transferimit te Bajramit pasi kishte arritur marrëveshje me Empolin, por ishte mesfushori që stopoi gjithçka.

Për Bajramin, Empoli po kërkon dhjetë milionë euro dhe pas formës që ka treguar këtë edicion, interesim për shërbimet e tij kanë shprehur edhe Lazio e Napoli.

Megjithatë, Bajrami që ka kontratë deri në vitin 2024 nuk do të largohet nga Empoli deri në verë.

Këtë sezon, Bajrami është njëri prej lojtarëve kryesor te Empoli ku në 23 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar tetë gola dhe ka bërë katër asistime. /albora.ch/

Marketing