Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), njoftoi se të mërkurën ka rënë pre e një sulmi kibernetik dhe aktualisht është jashtë funksionit, përfshirë edhe emailat zyrtare.

Marketing

Sipas njoftimit të dhënë në Facebook, KPM-ja shkruan se janë njoftuar të gjitha institucionet relevante dhe po punohet për zgjidhjen e problemit.

“Komunikimi ynë me mediat dhe publikun do të zhvillohet përmes e-mail adresës së përkohshme: [email protected] , deri në kthimin e sigurt të adresës zyrtare të KPM-së. Prandaj referuar gjendjes aktuale, për të shmangur çdo mungesë eventuale komunikimi, ju lutem që të gjitha komunikimet elektronike të dërgohen në adresën e lartcekur”, thuhet në njoftimin e KPM-së. /albora.ch/

Marketing