Bekim Zogaj, një emër i madh shqiptar i lidhur ngushtë me suksesin. Zogaj është një gjyqtar shqiptar me pasaportë zvicerane, të cilit i është besuar drejtësia në mbi 2400 ndeshje deri më tani.

Marketing

Për Zogaj, fati nuk është në duart njeriut, por vendimi është në duart e secilit person dhe kjo e fundit mjafton që të keni sukses, shkruan GazetaBlic Sport.

Fati nuk mund të marrë vendimet tuaja, por vendimi juaj mund të sjellë fat. Vendimi im para 25 viteve ishtë të bëhëm gjyqëtar i futbollit, ky vendim me ka sjellur shumë fat. Mbi 2400 ndeshje futbolli si arbiter kryesor, asistent, gjyqëtar i futsallit dhe kontrollor i arbitrimit”, kishte shkruar Zogaj në rrjetin social.

Dihet se Bekim Zogaj është një nga arbitrat shqiptar më të dalluar në arenën ndërkombëtare, i cili ka arritur të gjykojë shumë ndeshje në gjithë Evropën, e veçmas në ligën e Zvicrës.

Ai ka arritur të gjykojë në ndeshje ku kanë luajtur edhe emra e skuadra të mëdha. Brenda këtij viti ai asistoi edhe në ndeshjen e Ligës së Kampionëve mes Club Brugge dhe PSG, atje ku kreu detyrën për mrekulli. Gjatë asaj ndeshjes ai shihet në disa fotografi pranë futbollistit më të mirë në botë, Leo Messi.

Në një intervistë për GazetaBlic Sport, Zogaj ka rrëfyer dy momente shumë interesante të karrierës së tij, ku e para lidhet me kapitenin e Kosovës, Amir Rrahmanin.

Në ndeshjen mes Dinamo Zagreb dhe Anderlecht, në kohën kur reprezentuesi Kosovar luante për skuadrën kroate, Zogaj ishte caktuar si asistent i asaj ndeshje. Në një moment ai i kishte folur në gjuhën shqipe Rrahmanit dhe mbrojtësi ynë ishte habitur me këtë gjë, duke e pyetur “A shqiptar je a”?

Gjatë ndeshjes në mes Anderlecht dhe Dinamo Zagreb në Europa League me ka ndodhur një moment shumë interesant, atje ku pjesë kryesore ishte edhe futbollisti kosovar, Amir Rrahmani. Derisa ndeshja po luhej, unë i fola në gjuhën shqipe atij, kurse ai i habitur mu drejtua: ‘Kuku, a shqiptar je a’?”, tha Zogajn për gazetën.

Një tjetër moment interesant që ai e kujton është edhe ai i një ndeshje të Luzern, atje ku tifozët e kishin vendosur një dry të madh tek porta, në shenjë proteste ndaj rezultateve të dobëta që kishte arritur skuadra.

Gjatë një ndeshje në Luzern ishte organizuar një protestë nga tifozët, ata ishin të pakënaqur me formën e dobët të rezultateve të skuadrës së tyre. Ne nuk mund ta fillonim ndeshjen derisa dryni u largua nga aty, ashtu siç shihem edhe tek foto“, përfundoi me rrëfimin e tij Zogaj.

Marketing