Mirlind Kryeziu pritet të mbetet edhe më tej pjesë e skuadrës elitare të Zvicrës, FC Zuerichut.

Marketing

Reprezentuesi i Kosovës ka pasur paraqitje të mira në edicionin e sivjetmë, dhe si rezultat i punës së madhe, 24-vjeçarit pritet t’i ofrohet kontrata e re.

Kryeziu u rikthye te Zuerichu në qershor të vitit të kaluar pasi ishte i huazuar te Kriensi për gjysmë sezoni.

“Faza e parë e sezonit për të ka qenë shumë e mirë dhe ai ka rol të rëndësishëm në ekip po ashtu. Dëshirojmë që ta vazhdojmë bashkëpunimin me Mirlindin”, ka thënë drejtori sportiv i skuadrës zvicerane, Marinko Jurendiq.

Kryeziu në 20 ndeshjet e këtij sezoni në të gjitha garat ka shënuar tri gola dhe e ka një asistim. /albora.ch/

Marketing