Bëhet e ditur një nismë e re nga Qeveria kroate ofron 26.500 euro për çdo mërgimtar që do të kthehej në Kroaci, si pjesë e një pakete masash demografike për rigjallërimin e vendit.

Marketing

Referuar televizioneve ndërkombëtare, vetëm një mërgimtar ka aplikuar tanimë një muaj që shpallja është bërë publike.

Ndërkohë, demografi Damir Strmota theksoi për RTL se kjo masë është e dështuar dhe se njerëzve duhet t’u ofrohet diçka më shumë se para për kthimin e tyre.

“Kjo ishte e pritshme, të gjithë thanë se këto janë masa që nuk kanë asnjë efekt real për të kthyer njerëzit. Të rinjtë duhet pyetur pse u larguan? Mbi të gjitha, është çështje ekzistence, pune dhe gjendje e rregullt. Duhet të ofrohet shumë më tepër sesa një masë dhe njerëzit nuk besojnë më në premtime”, tha Strmota.

Ivan Majstoric nga Bashkimi Botëror i Rinisë beson se “të rinjve duhet t’u ofrohet më shumë, shumë më tepër”. Sipas tij, është e rëndësishme të rregullohet klima e biznesit për investime, të përmirësohen kushtet e punës në tregun e punës, të sigurohen vende pune më të mira dhe paga më të larta, si dhe të ketë strehim dhe harmonizim të jetës familjare dhe afariste. Majstoric beson se decentralizimi do t’i ndihmonte të rinjtë të qëndronin në komunitetet e tyre, por gjithçka kërkon vullnet politik, kohë dhe financa, si dhe dialog.

Marketing