Kombëtarja A e Kosovës në konkurrencën e femrave ka shënuar ngritje në ranglistën e FIFA-s.

Marketing

Shtëpia më e madhe e futbollit ka përditësuar së fundi listën, ku shihet se “Dardanet” kanë shënuar ngritje për dy pozita, shkruan Gazeta Express.

Kosova tani renditet në pozitën e 110-të me 1164 pikë në total.

Kosova nuk di për fitore në katër ndeshjet e fundit, pasi është mposhtur nga Polonia, Shqipëria, Norvegjia dhe Belgjika.

Kombëtarja e drejtuar nga Karin Anneli Andersen, më 1 shtator do të takohet me Armeninë, kurse pesë ditë më vonë me Poloninë.

Kosova këto dy ndeshje do t’i zhvillojë në kuadër të kualifikimeve për Kampionat Botëror.

Marketing