Dyshja kosovare Melirona Avdullahu/Yllka Jashari ka treguar paraqitje brilante kundër çiftit rumun Keresztesi Alexandra/Culda Bianca, të cilat i mposhti me rezultat dominues 2-0 (21-14, 21-12), për të regjistruar fitoren e parë në këtë Kampionat.

Marketing

Kjo është bërë e ditur  me anë të një njoftimi për medie nga Federata e Volejbollit të Kosovës.

Sipas këtij njoftimi, në çerekfinale, vashat e drejtuara nga trajnerja Vildane Jashari do të takohen sërish me Rumaninë, në përballjen që luhet sot me fillim nga ora 17:00.

Marketing