Këngëtarja dhe biznesmenia, Rezarta Shkurta është shumë aktive në rrjetet sociale. Ajo ndan herë pas here foto dhe video nga projektet e saj, por nuk nguron të publikojë edhe momente nga pushimet.

Marketing

Kohët e fundit, Rezarta i ka pasur të shumta, duke u argëtuar vërtetë si me bashkëshortin, ashtu dhe me familjen.

Mirëpo, duket se gjërat nuk shkojnë gjithmonë siç duhen, pasi ditën e sotme, këngëtarja ka përfunduar në spital. Ajo ka postuar në Instastory një video, ku ka treguar se krisur këmbën.

“Kur universi thotë boll brodhe dhe të jep një krisje që të rrish urtë për pak kohë”, ka shkruar Rezarta përmbi foto.

Marketing