Nëse po mendoni të blini një shtëpi pushimi në Alpet zvicerane, ndoshta duhet të prisni pak.

Marketing

Arsyeja është se në vitin 2021, çmimet për shtëpitë e pushimit dhe apartamentet pësuan rritjen e tyre më të fortë në 12 vjet – 10 për qind më shumë se 2020 – sipas një studimi të ri të pasurive të paluajtshme nga UBS bank.

Rritjet më të mëdha janë vërejtur në Graubünden dhe Obwalden.

“Ju mund të shihni një bum në të gjithë rajonet alpine,” tha Maciej Skoczek, ekspert i pasurive të paluajtshme në UBS, transmeton The Local.

Për herë të parë që nga fillimi i mbledhjes së të dhënave 15 vjet më parë, asnjë rajon në Alpet zvicerane nuk ka regjistruar rënie të çmimeve të banesave të dyta.

Jo vetëm kaq, por “katërmbëdhjetë nga destinacionet e studiuara shënuan rritje dyshifrore”, shtoi Skoczek.

Deri tani destinacioni më i shtrenjtë turistik është St. Moritz në Graubünden, ku çmimet për metër katror arrijnë në 19,500 franga befasuese, ose 11 për qind më shumë se një vit më parë.

Foto: Pixabay

Marketing