Këngëtari Leotrim Gashi, i cili ka punuar në departamentin e rinisë në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, është arrestuar nga Policia e Kosovës raportojnë mediat kosovare.

Marketing

Sipas Policisë, ai dyshohet se ka kërkuar dhe pranuar ryshfet shumën e të hollave prej mijëra eurosh, nga dy biznese aplikuese dhe përfituese të subvencioneve të ndara nga ministria përkatëse.

“I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me aktvendim të Prokurorit të Shtetit i njëjti ndalohet për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa, i dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me aktvendim të Prokurorit të Shtetit i njëjti është ndaluar për 48 orë, bën të ditur PK-ja. /albora.ch/

Marketing