Mediat serbe raportojnë se një autobus me udhëtarë nga Kosova është rrotulluar në afërsi të Krushevcit, rreth orës 22:00.
Marketing

“Novosti.rs” bën të ditur se bëhet fjalë për një autobus të firmës “Zhitia Tours”, që po udhëtonte në linjën Prishtinë – Graz (Austri).
“Të lënduarit janë dërguar për trajtim në Spitalin e Krushevcit”, shkruan “Novosti.rs”.
Sipas informatave të para, bëhet fjalë për 11 të lënduar.
Ndërkohë, nga kompania “Zhitia Turist” kanë thënë për KSP-në se “fatmirësisht nuk ka viktima dhe se janë 5-6 persona me lëndime të lehta”.
Sipas kompanisë, shkak i aksidentit ishte rruga e rrëshqitshme dhe kushtet e vështira atmosferike. /albora.ch/
Marketing![]()