Marketing

Ka arritur në Kosovë ish kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe ish kryetar i PDK-së, Kadri Veseli.

Veseli është liruar përkohësisht nga Haga pasi që nëna e tij Ajshe Veseli ndërroi jetë para dy ditësh në moshën 93 vjeçare.

Burime të albora.ch bëjnë të ditur se ai ka arritur në Kosovë, ku fillimisht ka shkuar tek varrezat në fshatin e tij në Broboniq për të vizituar varrin e nënës.

Sipas burimeve të ‘albora.ch’, Veseli nga varrezat do të lejohet të vizitojë edhe familjarët e tij në Bair të Mitrovicës, por që ende nuk dihet sa ditë lejohet të qëndroje në Kosovë.

Madje ky burim theksio për albora.ch që ish Kryetari Veseli gjatë gjithë kohën është i shoqëruar nga disa vetura të EULEX-it./albora.ch/

Marketing