Ambasadori i ri amerikan, Jeff Hovenier ka zgjedhur të bëjë homazhe te shtatorja e presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova me të marrë edhe zyrtarisht detyrën.

Marketing

Para se të dalë nga Presidenca ku shkoi për t’i dorëzuar letrat kredenciale te presidentja Vjosa Osmani, diplomati amerikan tha se e ndjen që duhet të bëjë homazhe te shtatorja e Rugovës.

“Tani kur të dalim jashtë, desha që të bëj homazah te statuja e Presidentit Rugova dhe kam ndier se ky është veprim që si ambasador i SHBA-së duhet ta bëj për këtë personalitet në historinë e Kosovës”, tha Hovenier.

Edhe presidentja Osmani u shpreh e nderuar që bashkë me ambasadorin e ri amerikan vendosën kurora lulesh te shtatorja e Ibrahim Rugovës.

 “Kam nderin të jem këtu për ta njohur kontributin dhe historinë e Presidentit Rugova”, përfundoi diplomati amerikan. /albora.ch/

Marketing