Lidhja e Jupiterit dhe Venusit te Peshqit është shumë e fuqishme në kuptimin astrologjik dhe ja çfarë sjell ajo për secilën shenjë të horoskopit.

Marketing

Lidhjet e planetëve luajnë një rol të madh në astrologji, dhe lidhja aktuale e fuqishme e Jupiterit dhe Venusit në Peshqit është aktualisht në fuqi.

Së pari, më 13 prill, Jupiteri pas 12 vitesh hyri në shenjën e Peshqve, ku do të qëndrojë deri në fund të vitit, duke ndryshuar pozicionin e tij (retrogradë dhe direkt). Pas kësaj, pas 27 prillit, edhe Venusi hyri në shenjën e Peshqve dhe bëri lidhje me Jupiterin.

Astrologët thonë se lidhja e këtyre dy planetëve do të jetë shumë e veçantë dhe ja çfarë do t’i sjellë çdo shenje të zodiakut.

Dashi

Më në fund do gjeni një zgjidhje për të gjitha problemet që keni në martesë, pasuar nga një periudhë shumë më e qetë në partneritet.

Demi

Situata juaj financiare do përmirësohet ndjeshëm, do mund të relaksoheni kur bëhet fjalë për shpenzimet.

Binjakët

Shanset për të mbetur shtatzënë rriten, ose nëse tashmë keni fëmijë, ndonjë ngjarje që lidhet me ta do t’ju bëjë shumë të lumtur.

Gaforrja

Do të jeni shumë të lumtur, prosperiteti ju pret dhe është e mundur të blini një makinë të re.

Luani

Përsa i përket punës ju presin ndryshime, mjafton të bëni pak durim që të mos bëni një hap të gabuar.

Virgjëresha

Gjithçka që bëni gjatë kësaj periudhe do të funksionojë për ju, yjet janë padyshim në anën tuaj.

Peshorja

Ju presin kosto të shtuara, shikoni se për çfarë shpenzoni para.

Akrepi

Suksesi i biznesit do të pasojë, gjë që do të ketë një ndikim të madh në reputacionin tuaj.

Shigjetari

Ka shanse të mëdha për një udhëtim që do t’ju sjellë dobi në shumë mënyra.

Bricjapi

Është një periudhë shumë e favorshme për para, do të jeni të kënaqur me situatën financiare.

Ujori

Përpara keni ngjarje shumë të bukura në marrëdhënien me partnerin, do jeni shumë të lumtur.

Peshqit

Një periudhë e mrekullueshme është përpara jush, gjithçka që bëni do të shkojë sipas jush.

Marketing