“Kemi një Orban. nuk na duhen edhe gjashtë të tjerë”

Marketing

Deputeti i Bundestagut Gjerman, Josip Juratoviq, deklaroi se qeveria e re gjermane dëshiron të forcojë demokracinë si brenda, në Bashkimin Evropian, por edhe jashtë, dhe kjo i referohet edhe Ballkanit Perëndimor.

“Qasja jonë me qeverinë e re është angazhim më i madh në forcimin e demokracisë, përmes shoqërive civile, por edhe përmes të gjitha strukturave demokratike, të cilat ekzistojnë në të gjitha partitë, por nuk mund të depërtojnë sepse partitë e tyre janë autokratike,” tha Juratoviq në ligjëratën Politika e Re Gjermania në Evropën Juglindore.

Në leksionin e tij, të organizuar nga Instituti Ndërkombëtar për Studimet e Lindjes së Mesme dhe Ballkanit (IFIMES) në Lubjanë, Juratoviq qortoi qeverinë e mëparshme gjermane për ndjekjen e politikës së “stabilokracisë” shumë në Ballkanin Perëndimor dhe shumë pak të politikës së demokracisë së vërtetë.

BE-ja duhet të thotë sinqerisht se nuk është duke negociuar, por duke vendosur kushtet për anëtarësim, dhe Ballkani Perëndimor duhet të përgjigjet nëse dëshiron, tha Juratoviq, deputet i Patisë Social Demokratike (SP) në pushtet.

Disa vende të BE-së besojnë se paqja dhe stabiliteti janë gjërat më të rëndësishme në Union, por ai tha se nuk bazohet vetëm në vlerat demokratike që mund të falënderohen për mbi 70 vjet paqe, por mbi të gjitha është një projekt paqeje bazuar në vlerat demokratike dhe të drejtat e njeriut.

Të pushojmë së treguari histori diplomatike

Sipas tij, kur është fjala për Ballkanin Perëndimor, Bashkimi Evropian duhet të thotë qartë nëse dëshiron që ato vende të jenë anëtarë të tij. Ne kemi 19 vjet që i themi Ballkanit Perëndimor që ju keni një perspektivë dhe pastaj vijnë nga Brukseli dhe bëjnë “teatër”. Është shumë e rëndësishme që edhe Sllovenia edhe Kroacia të jenë pak më të angazhuar, tha Juratoviq në Lubjanë.

Ai vlerësoi se samiti i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Bërdo afër Kranjit, gjatë presidencës sllovene të BE-së, ishte një “katastrofë” e vërtetë, pasi nuk thanë asgjë për perspektivën, por mblodhën para për të shpërblyer autokratët.

Duhet të kemi një angazhim politik proaktiv për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe për zgjerimin e BE-së, tha Juratoviq.

Duhet të pushojmë së treguari histori diplomatike, ku janë mundësitë tona dhe ku jo, tha Juroatoviq, duke shtuar se procesi i Berlinit i kujton atij “cirkun udhëtues gjithnjë e më të dobët”. Udhëtojnë nga një vend në tjetrin, të gjithë drejtuesit vijnë, shkojnë në shtëpi, marrin para, por askush nuk kontrollon asgjë. Një histori e njëjtë, të gjithë po fotografohen dhe të gjithë pajtohen, tha Juratoviq.

Ai ka përmendur si shembull presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ka mbajtur një fjalim të bukur, e më pas është kthyer në Beograd dhe ka thënë diçka krejt tjetër, por ka shtuar se Vuçiqi nuk është i vetmi.

“Nëse është e nevojshme edhe me sanksione”

Tani e kanë krijuar Ballkanin e Hapur dhe kjo është mirë, por pyes veten se çfarë po bëni me CEFTA-n për dhjetë vjet, është e njëjta gjë dhe nuk e keni zbatuar, tha Juratoviq. Nuk duam protektorat, por atëherë ju duhet ta bëni vetë 90 për qind të punës. Nuk mund të shkosh në BE nëse nuk i beson fqinjit tënd të parë. Ne kemi një Orban (kryeministrin e Hungarisë Viktor), nuk na duhen gjashtë të tillë, tha Juratoviq.

Ai theksoi se ndihma është e rëndësishme, por se ajo duhet të kushtëzohet nga proceset demokratike dhe fuqizimi i institucioneve. “Jo sipas sistemit të kamxhikut dhe karotave, që është “marrëzi “, por situata ekzistuese nuk duhet të financohet dhe në atë plan qeveria e re gjermane do të angazhohet më fuqishëm, nëse është e nevojshme edhe me sanksione”, tha Juratoviq. Ai shtoi se mendon se BE-së i duhet një strategji më e fortë për Ballkanin Perëndimor.

Ai shtoi se sanskionet kanënjëfarë arsyetimi, por se proceset duhet të kryhen në vend dhe se pyetja e parë që ka duhet t’i bëhet një vendi të rajonit kur për herë të fundit keni gjykuar politikanë për korrupsion. Sanksionet janë një mundësi, por nuk janë zgjidhje, zbatoni ligjet ekzistuese, tha deputeti gjerman.

“Negociatat – të drejta dhe të hapura”

Duhet të jemi të sinqertë dhe të themi çfarë të duam, por jo ta bëjmë punën tuaj, tha Juratoviq.

Juratoviq theksoi gjithashtu se është e nevojshme që negociatat për anëtarësim të jenë të drejta dhe të hapura me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se është veçanërisht interesant qëndrimi ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, të cilat i kanë plotësuar të gjitha kushtet prej kohësh.

Siç theksoi ai, Maqedonia e Veriut bëri gjithçka, dhe pastaj vijnë bullgarët dhe thonë se nuk bën. Një parti bullgare që ka frikë nga humbja e pushtetit nuk mund të formësojë fatin e një vendi të tërë, tha Juratoviq, duke theksuar se Maqedonia e Veriut është bërë një lakmus për BE-në.

Ai qortoi gjithashtu presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen, që tani po flet për pranimin e mundshëm të përshpejtuar të Ukrainës dhe se ajo ka harruar Ballkanin Perëndimor.

Josip Juratoviq ishte aktivist i shquar sindikal në Gjermani për shumë vite dhe që nga viti 2005 është deputet i Bundestagut. Ai ishte kryetar i grupit parlamentar për Evropën Juglindore, ndërsa tani është anëtar i Komisionit për Çështje Evropiane./albora.ch

Marketing