“Besoj se kjo do të ndihmojë në qartësimin e imazhit të rajonit në adresat politike brenda komunatetit euro-atlantik”

Marketing

Armatimi është gjithmonë një shqetësim, thotë presidenti malazez Milo Gjukanoviç, duke komentuar armatimin e Serbisë.

“Fatkeqësisht, armatimi tregon se është rritur ndjenja e rrezikimit të sigurisë në Evropë”, theksoi ai duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Cetinje.

“Armët në Ballkan sjellin rreziqe shtesë. Nuk duhet të anashkalojmë faktin se, për fat të keq, kultura e përgjithshme, duke përfshirë sigurinë, nuk është në Ballkan në nivelin që është në pjesë të Evropës së zvhvilluar”.

“Në përgjithësi, ne jemi të shqetësuar për këtë, dhe në këtë rast, ju keni regjistruar mirë, kjo është një tendencë e zgjatur për të armatosur Serbinë me armë që janë nga vendet që tani po dalin jo vetëm si konkurrentë, por edhe si armiq të Evropes dhe NATO-s”, transmeton (Antena M.

“Kjo është diçka që duhet të regjistrohet, e që, duhet ta pranoj, nuk më habit, por është një tjetër lëvizje konsistente në politikën e përgjithshme të ndjekur nga Serbia vitet e fundit, por besoj se do të ndihmojë në qartësimin e mëtejshëm të imazhit të Ballkanit Perendimor në disa adresa të rëndësishme politike, brenda komunitetit evropian dhe euroatlantik”, tha Gjukanoviq, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve./albora.ch

Marketing