Jennifer lopez konfirmon lajmin e mrekullueshëm se sërish është fejuar me Ben Affleckun dhe, duke i mbajtur lotët, ka treguar një gur shumë të buku jeshil në unazën e fejesës. Doli që mu jeshilja është ngjyra e saj me fat.

Marketing

Ylli i famshëm latino kohët e fundit ka pranuar se mban në mur një foto të një kolibri që e ka blerë vetë, e tërhequr nga ngjyra jeshile që dominon në të. “Nuk blej shpesh piktura, por këtë e kam blerë”, thotë Jennifer. “Së pari, sepse më pëlqejnë kolibrat, dhe së dyti, sepse më pëlqen jeshilja. Zogjtë janë gjithmonë rreth meje dhe gjithmonë kam pasur një marrëdhënie të veçantë me kolibrin. Ata simbolizojnë dashurinë”.

Këngëtarja dhe aktorja thotë se ndjen zogjtë që e ndjekin dhe sa herë që është në dyshim apo konfuze, në dritaren e saj shfaqet si me magji një zog. “Ai më kujton se universi gjithmonë na dërgon mesazhe, me kusht që të jemi mjaft të hapur ndaj atyre shenjave.”

Fotografia tregon një zog që duket se qëndron në një pëllëmbë të hapur. Vetëm për shkak se grushti nuk është i shtrënguar, zogu nuk dëshiron të fluturojë larg. Ky mesa duket është sekreti i rinovimit të lidhjes së saj të dashurisë me Ben Affleck-un, që e çoi në fejesën e saj. “Gjithçka bazohet në besim. Ne duhet të besojmë se ajo që është menduar për ne do të vijë me të vërtetë tek ne, pavarësisht se çfarë ndodh. Gjithçka ka të bëjë me besimin dhe dashurinë”, thotë Jay Lo. Ajo pohon se duke parë këtë foto kuptoi se nuk ka rastësi në jetë.

Ju kujtojmë, Ben Affleck dhe ajo ishin fejuar, nga viti 2002 deri në vitin 2004.

Marketing