Ardon Jashari e ka nënshkruar kontratën e parë profesioniste me skuadrën e Luzernit, që garon në Superligën e Zvicrës.

Marketing

Me Luzernin, mesfushori ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2025. 19-vjeçari ka qenë kapiten i ekipit U-21, ndërsa vlerësohet lojtar që luan sigurt me topin dhe teknikisht i mirë. “Luca dhe Ardon konfirmuan zhvillimin e tyre pozitiv gjatë përgatitjeve. Të dy lojtarët kanë potencial të madh dhe ne duam t’i ndihmojmë ata që të jenë në gjendje ta shfrytëzojnë plotësisht potencialin në të ardhmen”, ka thënë drejtori sportiv i Luzernit, Remo Meyer të enjten për faqen zyrtare.

Jashari i lindur në Zvicër, nuk është pjesë e asnjë përfaqësuese. /albora.ch/

Marketing