“Të martën, më 25 janar, u dorëzua një version i redaktuar publik i vendimit të gjyqtarit të procedurës paraprake, duke urdhëruar vazhdimin e paraburgimit të z. Thaҫi”, ka thënë Shefja e Informimit dhe Komunikimit Publik në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), Angela Griep për albora.ch.
“Gjyqtari i Procedurës Paraprake konstatoi se rreziku i pengimit të procedimit ose kryerjes së krimeve të mëtejshme nga i akuzuari mund të zbutet mjaftueshëm nëpërmjet kuadrit të monitorimit të komunikimit të ambienteve të paraburgimit të Dhomave të Specializuara”.
Griep ka thënë gjithashtu se më 17 dhe 18 shkurt trupi gjykues do të mbajë një konferencë mbi ecurinë e çështjes në prani të prokurorisë, mbrojtjes, avokatit të viktimave dhe zyrën administrative për të diskutuar për fazat e ardhshme të çështjes.
Trupi gjykues sipas Griep do të vendosë për numrin dhe modalitetet e dëshmitarëve që do të dëgjohen, për datat dhe orarin e seancave.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Kransiqi po mbahen në paraburgim nga nëntori i vitit 2020. Aktakuza ndaj tyre lidhur me pretendimin për krime lufte, është konfirmuar më 26 tetor 2020 ndërsa në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm. /albora.ch/