Sipas mediave greke, të burgosurit kanë sharruar hekurat me limë dhe me pas kanë çarë murin me forcë duke përdorur hekurat.

Marketing

Të pestë ishin dënuar për krime të rënda si vrasje, grabitje dhe trafik droge, raporton protothema, përcjellë albora.ch.

Madje një prej të dënuarve ishte i akuzuar për 3 vrasje dhe i dënuar 3 herë me burg të përjetshëm. Policia greke ka nisur një operacion të gjerë për kapjen e tyre.

Nga 29 deri në 43 vjeç është mosha e 4 shqiptarëve të arratisur nga paraburgimi në Greqi, teksa dënimet e tyre janë për vepra të ndryshme penale të rënda.

Te arratisurit:

  1. O.P. 43 vjeç, shtetas shqiptar nga Dropulli, i dënuar për “pjesëmarrje në grup kriminal”, “grabitje”, “grabitje me pasojë vdekje”, “vjedhje”, “armëmbajtje pa leje”, “përdorim arme”.
  2. Shqiptar 32 vjeç, i dënuara për “grabitje”;
  3. Shqiptar 34 vjeç, i dënuar për “trafik droge”;
  4. Shqiptar 29 vjeç, i dënuar për “trafik droge”;
  5. Pakistanez 35 vjeç, i dënuar për “vrasje”.
  6. Ata ndodheshin në policinë qendrore të Hanias, Kretë dhe do të transferoheshin në burgun rural të Agias. Alarmi ra në orët e para të së hënës./albora.ch/
Marketing