Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së hënës në Schafisheim AG, ku një kamion u përplas për një ndërtese të vjetër.

Marketing

Një lexues i Blick ka dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes ku shihen se njësitet e Policisë dhe ato të shpëtimit kanë dalë në vendngjarje për të marrë masat e nevojshme – transmeton Albora.ch.

“Jam zgjuar me një zhurmë të madhe nga përplasja.”, ka thënë dëshmitari për Blick.

Aksidenti raportohet të ketë ndodhur rreth orës 8:30 të mëngjesit dhe rastin e ka konfirmuar për Blick edhe policia kantonale e Aargau.

Shoferi i kamionit ka pësuar lëndime serioze pasi që kishte ngelur i bllokuar në mjet dhe është dashur që ekipet e shpëtimit ta nxjerrin atë nga kabina e shoferit.

Marketing