Burgu i ri i Cyrihut Perëndimor ka bërë një thirrje për vullnetarët që të kalojnë disa netë në burg për ta testuar atë përpa se të pranojë të burgosurit e vërtetë.

Marketing

The Local raporton se personat që zgjedhin ta bëjnë këtë punë në baza vullnetare, nuk do të marrin asnjë pagesë apo rimbursim, përveç tri vakte ushqimi në ditë brenda burgut – transmeton Albora.ch.

Vaktet thuhet se do jenë me bazë mishi, vegjetarian ose hallall.

Personat do të kalojnë katër ditë në burg dhe të gjithë ata që duan të marrin pjesë duhet të jenë banorë të Cyrihur ose të punojnë në këtë kanton, të jenë së paku 18-vjeç dhe të pranojë një kontroll sigurie përpara se të marrë pjesë.

Burgu për vullnetarët do të zgjasë nga e enjte 24 mars ora 12:00 deri të dielën, 27 mars, në ora 10:00.

Por ata persona që nuk mund të qëndrojne, iu lejohet të largohen para kohe.

Zyrtarët e burgut kanë lartësuar virtytet e programit, duke thënë se njerëzit mund të kenë një ide të vërtetë se si ndihet të jesh në burg – pa pasur nevojë të kryejnë një krim.

Për këdo që kërkon një ide argëtuese dhe romantike në prag të Ditës së Shën Valentinit, zyrtarët thonë se çiftet mund të marrin pjesë, megjithëse të burgosurit do të ndahen sipas gjinisë.

Regjistrimet për të marrë pjesë në burgun vullnetar kanë nisur të shtunën në mesditë dhe do të qëndrojnë të hapura deri më 13 shkurt.

Marketing