Rritja e rasteve së fundmi me COVID- 19, ka bërë që Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës të paralajmëroj se kjo situatë epidemiologjike mund të përkeqësohet edhe më shumë ditëve në vazhdim.

Marketing

IKSHPK-ja thotë se në rritjen e numrit të rasteve pozitive me COVID-19 ka ndikuar edhe shfaqja e variantit të ri të SARS CoV-2 Omicron.

“Nga fillimi i vitit ka filluar rritje e rasteve pozitive me COVID-19 e veçmas me shfaqjen e variantit të ri të virusit SARS CoV-2 Omicron (B.1.1.529). IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik. Situata epidemiologjike mund të përkeqësohet edhe më shumë ditët në vazhdim, andaj IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët që të respektohen masat e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e tyre në facebook.

Po ashtu, IKSHPK-ja ka bërë thirrje të respektohen masat anti-COVID dhe ka rekomanduar institucioneve përgjegjëse të mbikëqyrin respektimin e masave. /albora.ch/

Marketing