Si pasojë e një aksidenti të rëndë që ndodhi dje në rrugën Prishtinë-Podujevë konkretisht në fshatin Lupç i Poshtëm vdiq edhe personi i tretë, në kuadër të mjekimit që po merrte në QKUK.

Marketing

Në këtë aksident të përfshira ishin tri vetura, ku dje u raportua për vdekjen e dy personave dhe lëndimin e nëntë të tjerëve.

Hetuesit nga njësiti i hetimeve të trafikut rrugor në koordinim me prokurorin e rastit që poashtu ishte në vendin e ngjarjes janë duke u marrë nga afër me aksidentin si dhe shkaqet që çuan deri në humbjen tragjike të tri jetëve. /albora.ch./

Marketing