Ora shënon 12:00 dhe Sali Berisha ndodhet në shkallët e selisë së PD-së. Ish-kryeministri shkoi më herët në protestë, teksa mbështetësit e tij u futën me forcë brenda selisë duke shqyer dyert.
Marketing
Protestuesit po futen brenda dhe po thyejnë xhamat e derës kryesore.
Një pjesë tjetër e mbështetësve qëndrojnë në jashtë selisë në pritje të thirrjes për të hyrë brenda oborrit. /abcnews
Ndërkohë, për hedhje të gazit lotsjellës ndaj demonstruesëve Berisha tha se përgjegjësi për ngjarjet do mbajnë ata që hedhin gaz ndaj demonstruesve.
“Po hapin dyert e shtëpisë së tyre. A nuk është paqësore? Është vetëm paqësore. Po hapin dyert e shtëpisë së tyre. Do mbajnë përgjegjësi ata që i krijojnë hedhin gaz ndaj demonstruesve”, shtoi ai. /albora.ch/
Marketing