Përmes një njoftimi ka reaguar edhe delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri për protestën që po zhvillohet sot para selisë së Partisë Demokratike, në të cilën po përdoret edhe dhunë nga ana e protestuesve.

Marketing

Në reagimin e Delegacionit të BE-së thuhet se të gjithë të përfshirët në ngjarjen e sotme, kanë përgjegjësi të sigurojnë që demonstratat të zhvillohen në mënyrë të rregullt dhe paqësore dhe të garantojnë sigurinë e të gjithë njerëzve të pranishëm.

Tutje ky delegacion ka thënë se rruga e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian ka nevojë për një opozitë solide që kontribuon në agjendën e reformave të vendit.

 “Rruga e integrimit të Shqipërisë në BE ka nevojë për një opozitë solide që kontribuon në axhendën e reformave të vendit, duke iu përgjigjur aspiratës së popullit shqiptar, shumica dërrmuese e të cilit dëshiron ta shohë Shqipërinë në BE”, thuhet në reagim./albora.ch/

Marketing