Marketing

Të paktën 16 persona kanë vdekur dhe dhjetë të tjerë janë lënduar nga shpërthimi i gazit në jugperëndim të Kinës të premten, sipas Ministrisë për Menaxhimin e Emergjencave.

Ministria tha se një kafene e një zyre të qeverisë lokale në qytetin Chongqing u shemb, pasi dyshohet se pati rrjedhje të gazit dhe shpërthim, duke lënë të ngujuar gjithsej 26 persona, shkruan CNN.

Më shumë se 600 pjesëtarë të ekipeve emergjente morën pjesë në misionin e shpëtimit dhe zyrtarët janë duke e hetuar shkaktarin e zjarrit, thuhet më tej në njoftim.

Ndryshe, Kina është përballur me disa shpërthime nga gazi vjetëve të fundit. Në tetor, katër persona vdiqën dhe mbi 30 të tjerë u lënduan nga një shpërthim në një restorant në qytetin Shenyang.

Në qershor, të paktën 12 persona vdiqën nga një shpërthim i madh, që ndodhi në provincën qendrore kineze, Hubei.

Marketing