Protestuesit kanë arritur të hapin me forcë derën e PD, ndërsa Sali Berisha i cili është nisur në seli ka bërë thirrje për vetëpërmbajtje.

Marketing

Berisha tha se sot PD do të jetë shtëpia e Lirisë. Drejtuar kreut të PD Lulzim Basha, Berisha u shpreh se e vetmja gjë që duhet të bëjë është të hapë dyert.

Ai pas akteve të dhunës në derën e PD tha se do mbetet protestë paqësore dhe i ftoj të gjithë të cilët do të shndërrojnë bunkerin në shtëpinë e lirisë të ruajnë gjakftohtësinë.

“Basha është i shkarkuar, unë kërkoj vetëpërmbajtje, vetëpërmbajtje. Nëse nderhyn policia, ndërhyn Edi Rama.Nëse zoti Basha nuk do të ishte peng Basha, nuk do të mund të qëndronte katër herë humbës kryetar PD. Ne jemi për një lëvizje paqësore. I them Bashës të hapë dyert, ky është apeli, shtëpia është e demokratëve dhe jo e pengjeve”.

Ndërkohë, Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, me anë të një postimi në Twitter ka reaguar për situatën në selinë e PD-së.

“Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara me rritjen e tensioneve në ndërtesën e selisë së Partisë Demokratike dhe përdorimin e forcës nga protestuesit”, u shpreh ajo. /top channel/

Ajo u ka bërë thirrje organizatorëve të protestës që të refuzojnë dhunën dhe të ushtrojnë qetësi./albora.ch/

Marketing