Ka përfunduar pjesa e parë e takimit ndërmjet Kosovës dhe Greqisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Marketing

Dardanët bënë paraqitje të mirë në 45 minutat e para, megjithatë pranuan një gol.

Anastasios Bakasetas pranoi një top nga Petros Mantalos dhe gjeti hapësirë për t’i kaluar grekët në epërsi (36’).

Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Kosova po zhvillon ndeshjen e dytë në kuadër të Grupit 2 ne Ligën C të Ligës së Kombeve.

Greqia është kundërshtari i Dardanëve, të cilët hynë në këtë sfidës pas fitores komode në udhëtim te Qipro me golat e Valon Berishës dhe Edon Zhegrovës. Edhe Helenët e fituan takimin e parë duke e mposhtur si mysafir Irlandën e Veriut me rezultat 1-0.

Kosova dhe Greqia janë takuar dy herë në të kaluarën në Ligën e Kombeve, njëra sfidë ka përfunduar baras, kurse tjetrën e kanë fituar skuadra mysafire.

Këto skuadra kanë luajtur edhe në kualifikimet për Kampionatin Botëror dhe në të dyja përballjet kanë luajtur baras me rezultat identik (1-1).

Foto: RTK, Telegrafi

Marketing