Vizitorët në kopshtin zoologjik të Lozanës nga sot mund të admirojnë breshkën gjigante albino nga Galaposa që lindi në maj dhe është breshka e parë e tillë që sheh dritën e ditës në robëri dhe në natyrë.

Marketing

“Perënditë na kanë bekuar”, tha pronari i kopshtit zoologjik Philip Morel, duke parë i lumtur një grup studentësh përpara xhamit të terrariumit, ku ndodhet një breshkë që mund të qëndrojë në pëllëmbën e dorës. Ajo është një muajshe, peshon rreth 50 gram dhe ka lëkurë të bardhë dhe sy të kuq.

Breshkat gjigante nga Galapagos, në latinisht – chelonodis nigra, mund të jetojnë deri në 200 vjet dhe të peshojnë deri në 200 kilogramë dhe janë në listën e specieve të rrezikuara të Bashkimit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës. Vlerësohet se ka rreth 23,000 breshka të tilla në Galapagos, transmeton N1.

Albinizmi, një sëmundje gjenetike e karakterizuar nga mungesa e pigmentimit të lëkurës dhe syve të skuqur, si dhe humbja e mundshme e shikimit dhe dëgjimit te kafshët, nuk është vërejtur kurrë në breshkën gjigante nga Galapagos, as në robëri dhe as në natyrë. Zakonisht kanë lëkurë dhe armaturë të errët.

Foto: Youtube screenshot

Marketing