Pronarët e maceve në qytetin gjerman Walldorf janë urdhëruar t’i mbajnë kafshët shtëpiake brenda deri në fund të gushtit për të mbrojtur një zog të rrallë gjatë sezonit të riprodhimit.
![](https://www.albora.ch/wp-content/uploads/2023/01/ozone_zak_gif.gif)
Dekreti është krijuar për të ndihmuar shpëtimin e një zogu, i cili e bën folenë në tokë dhe për këtë arsye është pre e lehtë për macet. Rregulli i ri vlen për të gjitha macet në pjesën jugore të qytetit dhe do të përsëritet për tre vitet e ardhshme nga prilli deri në gusht.
Pronarët rrezikojnë të gjobiten me 500 euro nëse macja e tyre gjendet duke bredhur jashtë dhe mund të goditet me 50,000 euro nëse macja lëndon ose ha zogun.
“Bllokimi i papritur i maceve që janë mësuar të dalin jashtë do të thotë kufizime të mëdha dhe stres për kafshët,” tha Deutscher Tierschutzbund, organizata më e madhe e mirëqenies së kafshëve në Gjermani, në një deklaratë për Euronews Green.
Organizata mbështet masat për të mbrojtur zogjtë e rrallë, por beson se asnjë kafshë nuk mund të trajtohet si e klasit të dytë.
“Ndikimi i bujqësisë, monokulturave, vdekshmërisë së insekteve dhe rritjes së zhvillimit të tokës është ndoshta më i madh se ai i disa maceve që gjuajnë zogj,” tha për Euronews Green Daniela Schneider, një aktiviste e Four Paws Germany.
“Këto shkaktohen nga njerëzit. Do të ishte më mirë të luftosh shkaqet aktuale sesa të fajësosh macet për këtë.”