Fluksi me raste të shtuara në valën e radhës të pandemisë së COVID-19 vijon në Shqipëri, ku në 24 orët e fundit, gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 2 mijë e 670 qytetarë kanë rezultuar pozitivë ndaj virusit.

Marketing

Sakaq, 134 pacientë janë të shtruar në spitale, ku prej tyre 14 janë në gjendje më të rënduar.

Gjatë ditës së fundit janë kryer 9 mijë e 485 testime ditore, të shëruar, kanë qenë 2 mijë e 151.

Rastet aktive në vend janë të larta, duke shënuar 24 mijë e 105 të tilla.

Që prej fillimit të pandemisë, janë regjistruar zyrtarisht 244 mijë e 182 raste pozitive me coronavirus në Shqipëri. Prej tyre, 216 mijë e 785 janë shëruar.

Humbje jete në total kanë qenë 3 mijë e 292.

Për sa i përket qarqeve, Tirana është qarku me rastet më të shumta, ku aktive janë 11 mijë e 409. Fieri ndjek me 1 mijë e 841 raste, Elbasani me 1 mijë e 697 e më pas Durrësi, Shkodra, Vlora e Gjirokastra. /albora.ch/

Marketing