Seriali i famshëm i Netflix, Squid Game do të ketë një sezon të dytë dhe kjo është konfirmuar nga vetë kompania.

Marketing

Ted Sarandos, CEO i Netflix dhe shefi i përmbajtjes, së fundmi konfirmoi se mini-seriali korean po rikthehet.

I pyetur nëse shikuesit do të merrnin një sezon të dytë të serialit më të njohur të Netflix ndonjëherë, Sarados tha se do të vijnë më shumë veprime të tjera, shkruan Variety.

Sarandos nuk dha hollësi se kur do të rikthehet seriali, apo si do të dukej një univers i zgjeruar i Squid Game, transmeton albora.ch.

Por nëse seriali merr trajtimin e plotë të Stranger Things, ai potencialisht mund të zgjerohet në lojëra dhe më shumë./albora.ch/

Marketing