Milot Rashica është një nga lojtarët më të mirë të ekipit turk Galatasaray dhe trajneri Okan Buruk e sheh me admirim lojtarin kosovar, por edhe tifozët e duan shumë pasi performanca e tij ka spikatur në fushën e lojës.

Marketing

Tashmë, drejtuesit e Galatasaray kanë vendosur që të blejnë përfundimisht kartonin e Rashicës dhe jo ta mbajnë me huazim.

Sipas mediave turke, klubi nga Stambolli ka bërë një ofertë zyrtare prej pesë milionë eurosh plus bonuse për kosovarin.

Megjithatë, thuhet se skuadra angleze e Norwich e ka refuzuar këtë ofertë dhe ka kërkuar 8 milionë euro.

Gjithsesi, Galatasaray qëndron pozitiv pasi Rashica dëshiron të vazhdojë aventurën e tij te klubi turk.

Marketing