Të mërkurën në mbrëmje po binte shi i madh kur Jetmir Morina (30) po voziste në A1 drejt Cyrihut. Në Winterthur, ai telefonoi nënën e tij, shkruan Blick, përcjell Albora.ch.

Marketing

 “Ai tha se kishte ndodhur një aksident dhe donte të shkonte t`iu ndihmonte”, tha vëllai i tij Besart Morina (38) për Blick një ditë më vonë.

Përpjekja e Morinës për të ndihmuar përfundoi fatalisht. Policia kantonale e Cyrihut njofton se kur doli nga makina, Morina u godit nga një veturë në shpatullë. 30-vjeçari është hedhur mbi parmakë në rrugën kryesore poshtë dhe pastaj është përplasur nga një makinë tjetër.

Kosovari është dërguar menjëherë në spital. Por çdo ndihmë ishte shumë vonë për të.

Vëllai i Morinës, Besarti, po atë mbrëmje u njoftua nga vëllezërit e kunatës së tij: “Më ra telefoni. Isha në shok, thjesht nuk doja ta besoja”, thotë ai për Blick.

“Ai gjithmonë u përpoq të ndihmonte”

No photo description available.

Por shpejt e kuptoi se duhej të qëndronte i qetë. “Më duhej t’u tregoja prindërve lajmin e hidhur. Ata dhe Jetmiri ishin shumë të afërt”.

Tashmë familja është në pritje të transferimit të djalit në Kosovë.

 “Jetmiri do të varroset këtu në fshatin Topanicë në Kosovën lindore”. Ai e përshkroi me pak fjalë vëllain e tij, i cili është më i vogli nga tre fëmijët: “Ai ishte njeriu më i mirë, më i dashur dhe më ndihmuesi që kam njohur ndonjëherë. Shembulli kryesor në rrethin tonë të të njohurve.»

Ai ishte gjithashtu një vëlla, një bashkëshort dhe baba i dashur. “Ai ka tre vajza pesë, tre dhe njëvjeçare”.

Jetmiri ishte një mysliman i devotshëm dhe e agjëronte Ramazanin, thotë vëllai, i cili punon si imam.

“Pak para se të vdiste, ai hante hurmën për të festuar agjërimin çdo mbrëmje.”

Jetmir Morina ndoqi një shkollë të mesme islame në Kosovë dhe më pas studioi për stomatologji. Rreth gjashtë vjet më parë ai u transferua në Zvicër për shkak të dashurisë.

“Për fat të keq, ai ende nuk ka mundur të punojë si stomatolog në Zvicër. Por ai ishte në proces që të vinte gjithçka në lëvizje që pas disa vitesh të mund ta bënte këtë punë në Zvicër. Por Zoti kishte plane të tjera për të”, thotë vëllai i tij.

“Për ne do të thotë shumë që ai shkoi si ndihmës – dhe se Zoti donte ta merrte”.

Albora.ch.

Marketing