Sot para Ministrit të Shëndetësisë Dr. Arben Vitia dhe Sekretarit të Përgjithshëm Dr. Naim Bardiqi, në prezencë të Ambasadorit të Luksemburgut në Kosovë Eric Dietz, ekipi i ekspertëve të angazhuar nga LUX-Dev u prezantua propozimi për projektin “KSV-022 Project (2023-2025)” që pritet të mbështesë Ministrinë e Shëndetësisë në tre vjetët e ardhshëm, shkruan Albora.ch.

Marketing

“Vlera e projektit do të jetë 6 milionë euro, i financuar nga Qeveria e Dukatës së Luksemburgut.Qëllimi i projektit do të jetë në ofrimin e kontributit për “Përmirësimin e qasjes në shërbimet cilësore të kujdesit shëndetësor për popullatën e përgjithshme”.

Objektiva e projektit synon të përmirësoj cilësinë e shërbimeve shëndetësore përmes inovacionit dhe digjitalizimit.

Rezultati i këtij projekti do të jetë themelimi i Qendrës së Dijes dhe Inovacionit për shërbime shëndetësore cilësore në Kosovë”, thuhet në njoftimin për media.

Albora.ch

Marketing