Shtëpitë e futbollistave kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë të “preferuarat” e grabitësve pasi mund të hyjnë brenda tyre dhe të marrin shumë sende me vlerë.

Këto grabitje nuk ndodhin vetëm jashtë Shqipërisë por edhe në vendin tonë pasi i fundit që ka rënë pre e grabitjes është futbollisti i Kukësit, Luka Milunovic.

Marketing

Në një postim në Instagram, Milunovic ka shkruar se fatmirësisht kur ka ndodhur ngjarja ai dhe familjarët e tij nuk kanë qenë në shtëpi. Ai shprehet se kjo frikë e zhgënjim që ai ndjen mund të ndikojë në lojën e tij në fushë.

“Ditën e djeshme isha viktimë e një grabitje në apartamentin tim në Tiranë, ku më morën paratë dhe disa sende personale. Shpresoj që të mos jetë një sulm i qëllimshëm për mua dhe familjen time, sepse këto akte nuk të bëjnë të ndihesh i sigurt. Tani për tani do të lë policinë shqiptare për t’u marrë me këtë çështje, ndërkohë që unë do përpiqem të mos mendoj më për këtë gjë”, tha futbollisti./albora.ch/

Marketing