Kievin e ka pushtuar një stuhi e lehtë dëbore pas një nate me paralajmërime shqetësuese për nisjen e luftës. Gjithçka i ngjan një qetësie përpara furtunës.

Marketing

Shumë vende të botës kanë lëshuar alarmin për nevojën urgjente të largimit nga Ukraina të qytetarëve të tyre.

Pavarsisht këtyre kërkesave, aeroporti Kievit ketë të shtunë është në një ditë normale pune, transmeton albora.ch.

Nuk ka dyndje njerëzish për tu larguar apo skena të ngjashme me ato që pamë kur Talebanët morën nën kontroll Kabulin.

Paralajmërimet e forta për tu larguar nga Ukraina synojnë shmangien e asaj që ndodhi në Afganistan me evakuimin e shtetasve amerikanë dhe prej vende të tjera rë botës./albora.ch/

Marketing