Norvegjia të shtunën sot hoqi kufizimet e saj përfundimtare për COVID-19, duke hequr obligimin për distancimin shoqëror dhe maskat në hapësirat e mbushura me njerëz.

Marketing

“Tani ne mund të shoqërohemi si më parë, në jetën e natës, në ngjarje kulturore dhe raste të tjera sociale. Dhe gjatë rrugës për në dhe nga puna me autobusë, trena dhe tragete,” u tha gazetarëve Kryeministri, Jonas Gahr Store.

Norvegjia hoqi shumicën e kufizimeve të tjera në fillim të këtij muaji, duke përfshirë punën në distancë, numrat e personave që lejohen në grumbullime dhe shitjet e kufizuara të alkoolit në bare dhe ristorante, transmeton albora.ch.

Instituti Norvegjez i Shëndetit Publik tha se vendi nuk ka parë ende kulmin e rritjes së variantit Omicron, por pritej së shpejti.

Që nga e premtja, 986,851 raste dhe 1,440 vdekje të lidhura me virusin ishin regjistruar në Norvegji, ku më shumë se 91 për qind e popullsisë ka marrë të paktën dy doza të vaksinës./albora.ch/

Marketing