Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka shprehur gatishmërinë e vendit për mbështetje të Greqisë, Shqipërisë e Maqedonisë e Veriut në rast se kanë pësuar dëme nga tërmeti i mbrëmshëm.

Marketing

Ai shkroi në Facebook se FSK-ja me kapacitetet e saja është e gatshme për reagim, menaxhim dhe sanim të pasojave.

“Ministria e Mbrojtjes, mbrëmë kemi ndarë shqetësimin me ju me rastin e tërmetit me magnitudë 5.5 që ndodhi në veriperëndim të Florinës, në Greqi, ku në mesin e 7 vendeve të prekura të rajonit ishte edhe vendi ynë. Edhe pse ende nuk ka raporte për dëme apo viktima, shprehim gatishmërinë tonë të plotë për mbështetje të autoriteteve të Greqisë, apo nëse kanë pësuar, edhe Shqipërisë dhe Maqedonisë me kapacitetet tona specialistike të FSK-së për reagim, menaxhim dhe sanim të pasojave”, vuri në pah Mehaj. /albora.ch/

Marketing