Sipas mediave në Malin e Zi, policia atje ka sekuestruar plot 400 kilogramë kokainë.

Marketing

Raportet paraprake bëjnë me dije se kokaina u gjet në magazinën e qendrës logjistike të kompanisë “Voli” e fshehur në një ngarkesë me banane.

Si fillim ka ardhur një raportim nga menaxherët e ndërmarrjes dhe punëtorëve.

Më pas është nisur hetimi duke marrë dëshmitë e të gjithë të pranishmëve.

Punonjësve iu ndalua kthimi në magazinë deri në përfundimin e hetimeve.

Media malazeze “RTCG”, shkruan se Ekuadori është kthyer në një portë të sigurt për kontrabandistët evropianë të drogës në vitet e fundit.

Kjo veçanërisht shqiptarët, malazezët, spanjollët, grekët, holandezët dhe belgët.

Sipas saj, midis 2017-ës dhe 2021-it, në Mal të Zi kanë hyrë 721 shqiptarë, 1 mijë e 53 bjellorusë, 3 mijë e 11 grekë dhe 192 malazezë. /albora.ch/

Marketing