Qeveria e Republikës së Kosovës sot miratoi kërkesën e MPJD-së për formimin e Grupit ndërinstitucional për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO).

Ministria e Diasporës ka bërë të ditur përbërjen e Grupit punues për anëtarësimin e Kosovës në NATO-s, pas miratimit të vendimit për themelimin e grupit.

Marketing

Grupi Punues ndërinstitucional për integrimin e Kosovës në NATO ka këtë përbërje:

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës – kryesuese;

Ministri i Mbrojtjes – anëtar;

Ministri i Punëve të Brendshme – anëtar;

Ministrja e Drejtësisë – anëtare;

Një Përfaqësues/e i/e lartë nga Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës – anëtar/e;

Një përfaqësues/e i/e lartë nga Zyra e Kryeministrit – anëtar/e;

Përfaqësuesi i Republikës së Kosovës për marrëdhëniet me NATO nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Bruksel – anëtar;

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës – anëtar./albora.ch/

Marketing