Aktori 33-vjeçar ukrainas, Pasha Lee, është vrarë nga bombardimet ruse. Ai iu bashkua forcave të armatosura ukrainse javën e kaluar për ta mbrojtur atdheun e vet.

Marketing

Në llogarinë e tij në Instagram, ai kishte publikuar një fotografi ku shihet i veshur me uniformën ushtarake.

Sergiy Tomilenko, kryetar i Asociacionit Kombëtar të Gazetarëve të Ukrainës, e konfirmoi vdekjen e aktorit të ri.

“Asociacioni Kombëtar i Gazetarëve të Ukrainës shpreh ngushëllime të sinqerta për familjen dhe njerëzit e dashur të Lee-së”, thuhet në postimin e Tomilenko-s në Facebook. /albora.ch/

Marketing